Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Për ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së shfrytëzimit të rërës dhe zhavorreve në shtratet e lumenjëve në Prefekturën e Gjirokastrës, policia ndërtimore bllokon 13 linjat e prodhimit të inerteve, të cilat 9 janë në Gjirokastër, 2 në Tepelenë dhe 2 në Përmet.
Krahas akt-pezullimit nga policia ndërtimore janë hartuar edhe vendimet për çmontimin e këtyre linjave. Por për ndërtimorët, përveç firmave të mësipërme, problem mbeten edhe subjektet e ndryshme private, të cilat merren me këtë biznes.
Në prefekturën e Gjirokastrës për të gjetur zbatim të plotë Vendimi i Këshillit të Ministrave, do të merren masa për çmontimin e prodhimit të inerteve, si dhe parandalimin e të gjitha subjekteve private që ushtrojnë këtë aktivitet. Nga ana tjetër policia elektrike do t’u heq energjinë për mosfunksionimin e makinerive, ndërsa Inspektorati i Qarkullimit Rrugor do të ndalojë të gjitha mjetet e transportit që marrin inerte nga shtratet e lumenjëve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!