DVP Vlorë
Dokumentohen 2 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në qytetin e Vlorës.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët (2 prej tyre bashkëpunëtorë), me precedentë në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në hetimet e kryera dhe në provat e siguruara, arrestuan shtetasit:
O. R., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se më datë 13.11.2024, i ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje, ndërsa më datë 23.10.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën e krahut, një shtetaseje të mitur;
G. K., 46 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 08.11.2024, kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një shtetasi në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ещё видео!