Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, vajza e tij, Mendi Kabashi, ka qenë e ftuar në studion e programit “Kjo Javë” në News24, ku ka ndarë disa nga emocionet dhe kujtimet për të atin.
Mendi ka shprehur kënaqësinë e saj që, me publikimin e monografisë së Mirush Kabashit, është arritur të shfaqet figura e tij ashtu siç ishte në të vërtetë. Ajo theksoi se kjo monografi ka sjellë një pasqyrë më të thellë të jetës së aktorit, duke e nxjerrë atë jo vetëm si një figurë të njohur e të adhuruar, por edhe si një njeri i thjeshtë dhe i prekshëm.
“Më vjen mirë që më në fund e shfaqëm Mirushin ashtu siç ishte në të vërtetë. Për ne, ai ka qenë më shumë se një idhull; ka qenë një model dhe na ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sonë. Ishte një fat për ne që kishim një njeri kaq të madh, por edhe kaq të ndjeshëm dhe të afërt”, tha Mendi Kabashi, duke ndarë emocionet e saj.
Mirush Kabashi, me një karrierë të pasur artistike, mbetet një prej aktorëve më të dashur të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Monografia e botuar për të, pas vdekjes së tij, ka qenë një mundësi për admiruesit të njohin më shumë për jetën dhe punën e këtij artisti.
Ещё видео!