Zamira Durda, nëna që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit prej vitesh ndjek hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke firmosur padi e denoncime sa në gjykatën e lartë, apo prokurori të rrethit, e deri në SPAK. Pas zyrtarizimit të martën nga prokuroria speciale e akuzës për ish-ministrin e mbrojtjes, Zamira Durda, u paraqit në SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj.
Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në SPAK për t’u njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.
“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda. Në këto momente na është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe rezultati, që janë të ngjashme me momentin kur e pushoi Gjykata e Lartë. Kjo është thjesht çështje procedurale, asgjë më shumë se kaq. Ne do të marrim kohën që të shikojmë të gjitha veprimet e kryera. Do të vlerësojmë nëse do të kemi kërkesa ndaj prokurorisë që do t’i shërbejnë hetimeve dhe gjykimit. Sot na është komunikuar thjesht konkluzioni i arritur nga prokuroria. Nuk jemi njohur me dosjen ende. Kjo nuk është një çështje që u hetua tani por një çështje e vjetër që u rihap nga Gjykata e Lartë”
Për Zamira Durdën Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda, por urdhri i Mediut i solli aty. Durda tha se drejtuesi i ri i SPAK e njeh shumë mirë dosjen e Gërdecit, ai ka qenë përfaqësues i prokurorisë në shkallë të parë në Tiranë dhe vetë ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, ndaj kërkoi më shumë angazhim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SPAK#TopChannel
Ещё видео!