Kryeministri Edi Rama ka treguar “një nga një mijë arsyet” pse nuk del në debat me Sali Berishën. Ai nxorri në emisionin “Opinion” një video ku hodhi poshtë akuzat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në të shfaqej, Sali Berisha me një foto të një kitaristi amerikan, por që kreu i opozitës akuzonte Veliajn se ishte ky i fundit në foto dhe kishte shkuar në Iran për qëllime personale.
Rama nxorri një mesazh të dërguar ndaj Berishës dhe u shpreh se atë e ka dërguar një person që është tallur me kreun e opozitës.
Sipas kreut të qeverisë kjo është një nga një mijë arsyet se pse ai nuk del në debat me Berishën. Sipas Ramës, përveçse nuk e ka verifikuar, Berisha vijon të gënjejë nëpër media.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha më dha këtë letër për ju javën e kaluar dhe thotë që ju fton në debat sistematikisht ku të doni ju në ambient publik, në televizion, në pallate, mjafton të përballeni me programin.
Edi Rama: Kam 1 mijë arsye po nuk dua të komentoj. Është i vetmi material që kam sjellë, është 1 nga 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton jo debat. Ja pra. Kam sjellë një material pse ky njeri nuk meriton asnjë debat sepse ky njeri është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Dhe nëse shumica dërrmuese e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht tallja më e madhe dhe abuzimi më i madh i këtij njeriu është me ata që e votojnë rregullisht. Dhe për ata e kam këtë që kam sjellë këtu. Edhe për ju.
Unë dhe cilido tjetër që kërkon votën e njerëzve ashtu sikundër ju dhe të tjerët që kanë detyrë të informojnë njerëzit nuk mund të ngatërrojnë një foto. Duhet që atë foto ta verifikojnë dhe pasi ta verifikojnë në rastin e anës që kërkon votën mund ta publikojnë, kurse në rastin e anës që informon njerëzit duhet të thonë që kjo është një çmenduri. Pra akuzohet Erion Veliaj prej javësh një akuzë e përsëritur që ka qenë në Iran. Aty ka bërë një ‘deal’ për të marrë para për inceneratorët. I thotë ai kush është, është Erion Veliaj thotë në studio. Nuk kam asnjë problem që ju të mendoni në atë moment që është Erion Veliaj. I thuhet publikut që është Erion Veliaj dhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike një njeri që ka 30 vjet që ju merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve. E thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë që ia thanë shërbimet sekrete. Domethënë, një tjetër çmenduri. Ndërkohë ai është një kitarist i “Eagles”-ave i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç mos gabohem. Nga ana tjetër kjo aferë me Iranin publikohet nga media, që si Erion Veliaj ka qenë në Iran dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media dhe askush nuk e merr dhe ti thotë kjo është gënjeshtër, ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë se ke përgjegjësi. Unë po të them që kjo histori vazhdon. SMS është SMS e atij që është tallur me këtë. I ka thënë unë kam informacion që Erion Veliaj ka dalë atje, por ti të lutem mos më nxirr dhe ky i thotë faleminderit shumë, ti je i sigurt se do ta ruaj sekretin. Dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete./tvklan.al
#opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!