27 sera të mbjella me kanabis janë zbuluar nga policia në Malësi të Madhe. Serat ishin ngritur në një krate që ka shërbyer për marrje inertesh, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” dhe gjatë kontrollit në to policia gjeti të kultivuar në kubikë, rreth 8000 fidanë kanabis.
Sipas uniformave blu serat shërbenin vetëm për kultivimin e fidanëve të cilët ishin bërë gati për t’u shpërndarë me qëllim për t’u kultivuar në tokë.
Gjatë opercionit në pranga përfundoi një 52-vjecar, Nesti Delaj, i cili dyshohet se është organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën tre armë gjahu dhe municion luftarak.
Po ashtu policia procedoi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre 3 punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!