Lazarat- Policia prej 4 ditësh vazhdon kontrollin për asgjësimin e parcelave me bimë anrkotike, ngarkesave me kanabis por edhe sekuestrimi i arsenalit të armëve e municioneve luftarake. Vetëm sot janë kontrolluar 52 shtëpi e prona dhe janë asgjesuar mbi 3 ton marijuanë.
Sot në mesditë policia informonte se në procesin e asgjesimit të lëndëve narkotike forcat e Policisë së Shtetit në terren po tregojnë kujdesin maksimal, "pasi janë evidentuar raste të fshehjes së eksplozivëve, granatave apo fishekëve në brëndësi të lëndës nakotike." thuhet në njoftimin e policisë
Bilanci i kontrollit ndryshon orë pas ore. Pasi kontrollon një numër banesash policia njofton për ngarkesa të reja me kanabis të sekuestruara por dhe armatime.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!