Dy shpërthime me lëndë plasëse kanë tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Shpërthimet janë regjistruar në dy zona të ndryshme të qytetit në një distancë pak më shumë se 1 km nga njëra tjetra dhe në një distancë kohore rreth 10 minuta.
Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 në një supermarket në pronësi të biznesmenit Florenc Marku në lagjen " Kongresi i Permetit" dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar edhe shpërthimi tjetër në një dyqan rrobash në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, Xhemal Bushati në lagjen ‘Vasil Shanto’. Fatmirësisht nga shpërthimet me lëndë plasëse ka patur vetëm dëme materiale.
Xhemal Bushati jeton në katin e tretë të godinës ku u regjistrua shpërthimi, teksa ambientin të cilit iu vu tritoli e kishte dhënë me qira.
Nga shpërthimi pranë dyqanit të veshjeve kanë pësuar dëme edhe Prefektuar e Shkodrës dhe disa biznese të tjera përreth.
Polcia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve teksa nuk dihet nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Bizneset me kamera sigurie në zonë janë të shumta, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkodra#Shpërthime#TopChannel
Ещё видео!