Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj kryediplomatit Josep Borrel, duke e cilësuar atë si të njëanshëm, kjo pas dështimit të bisedemeve në Bruksel mes Kurtit dhe Vucic, për njohjen reciproke të targave.
Osmani u shpreh se zyrtari i BE ka akomoduar agresionin dhe shtrembëruar realitetin, ndërsa shtoi se Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në të gjithë territorin e saj.
Në një reagim zyrtar, Osmani u shpreh se Borrel, nuk ka respektuar parimet bazë të neutralitetit dhe se nuk i përmendi Serbisë disa marrëveshje të shkelura.
Osmani rënditi 15 marrëveshje që janë shkelur nga Brukseli. Një nga pikat ishte shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçic, me qëllim sulmin ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit.
“Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve”, janë dy nga pikat e tjera që përmend Osmani.
Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës vjen pas takimit të Kurtit dhe Vucic në Brukse, ku për të gjashtën herë, bisedimet dështuan.
Edhe kryeministri i Kosovës, hodhi akuza ndaj Borrel, duke thënë se ai ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Borrell#TopChannel
Ещё видео!