#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Një president Republike, që anulon një palë zgjedhje se ia kërkon kryetari i opozitës, sepse nuk kontrollon dot protestën që thërret vetë! Mund të duket absurde, por kjo ishte fabula e konferencës për shtyp e mbajtur ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta, ku zbuloi me zë dhe figurë pazaret që ka bërë vetë me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, kundrejt zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Mjaftoi një sulm i kryedemokratit Basha i cili përfshiu Metën në trekëndëshin e Bermudës, bashkë me Ramën dhe me Berishën, që presidenti të shpërthente në sulme të ashpra kundrejt kryeopozitarit dhe të zbulonte se ai i kishte kërkuar në Gjermani që të anulonte zgjedhjet lokale. Siç e përshkruan Meta, Basha i është përgjëruar e madje me lot në sy që presidentui të nxirrte një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e të vendoste një datë tjetër. Kjo lutje e Bashës, vinte pasi ai kishte thirrur një protestë me datën 8 qershor, e cila sipas informacioneve, mund të përshkallëzonte në dhunë, pasi vetë kryetari i opozitës i cili i kishte thirrur në shesh nuk do të mund t'i kontrollonte, dhe do të bëhej përgjegjës për dhunën që mund të ndodhte.
Ещё видео!