Kriza energjetike ka shkaktuar një sërë përplasjesh në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi kreun e ekzekutivit se vendosi menaxherë të dobët në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Kurti reagoi duke këmbëngulur se nuk dëshiron që energjia elektrike të shtrenjtohet, por duhet të paguajnë për importin e saj. Kryeministri tha se vetëm të mërkurën Kosova ka importuar 2.5 milionë euro energji, duke pyetur deputetët ti tregonin se ku mund ti gjente paratë…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tij.
Ligjvënësit opozitarë e akuzuan qeverinë për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe i kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë. Ata ia ndërprenë fjalën edhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u tha se po manipulojnë me shifrat për rritje të çmimit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Opozita#Kurti#TopChannel
Ещё видео!