#oranews #bulqize
Në Bulqizë vijojnë lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve. Pasditen e së premtes lëkundja më e fortë ishte rreth orës 16 e 10 minuta me magnitudë 4.2 të shkallës rihter, ndërsa institucionet nuk kanë konstatuar dëme në banesa. Qytetarët shprehen të frikësuar për situatën, pasi në 2 javët e fundit zona është goditur nga të paktën 12 lëkundje sizmike.
Bulqiza vijon që të goditet nga lëkundje të njëpasnjëshme të tërmeteve.
Nga pasditja e së premtes, 12 nëntor deri në orët e para të mëngjesit janë regjistruar të paktën 5 lëkundje tërmeti, më e forta ajo e orës 16 e 8 minuta të datës 12 nëntor.
Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.
"Pa pasur lëkundje edhe në 13:40 dhe shumica e qytetarëve kanë dalë jashtë të gjithë," thotë një banor.
"Mbrëmë ka qenë një panik i vërtetë besoj ëpr gjithë qytetin dhe banorët e qarkut Dibër. Ka qenë një tërmet shumë i fortë sidomos rret orës 16:00 që dha një lëkundje shumë të fuqishme dhe të gjithë banorët filluan të dilnin jahstë," tha një tjetër.
Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e së premtes.
"Më informuan se nuk kemi asnjë lloj problemi, edhe sot bëra një rezyme pasi kemi pasur dhe gjatë natës 2-3 lëkundje tërmeti," tha Muliu.
Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në një pallat që është shpallur i pabanueshëm nga institute i ndërtimit por që ende vijon të ketë dhjetëra familje brenda.
"Janë bërë të gjitha procedurat sipas informacionit që kam nga bashkia, pritet një vendim i qeverisë për të përcaktuar vendin e rindërtimit ose ndërtimit të një pallati tjetër," shtoi ai.
Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!