#edirama #bajrambegaj #klesianaomeri #ivakalemi
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë zhvilluar takim në Presidencë, i cili zgjati më shumë se 1 orë e gjysmë.
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri thekson se prioritet në këtë takim kanë qenë çështjet e sigurisë që shteti shqiptar duhet të marrë për të forcuar sistemin e sigurisë, sidomos nga sulmet kibernetike duke marrë në konsideratë të gjitha problematikat që ka ndeshur gjatë vitit të shkuar vendi ynë.
Po ashtu, në fokus të takimit ka qenë dhe çështja e detit me Greqinë pasi gjatë muajit Janar pritet të përcaktohet dhe grupi negociator.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vazhdim, duke qenë se takimi ka qenë me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur një deklaratë për mediat.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka parashikuar takim me krerët e institucioneve gjatë ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve, të cilës duket se iu ka paraprirë ai me Presidentin Bajram Begaj.
Takimet e kreut të qeverisë do të vijojnë pasi në orën 13:00 do të mbledhë drejtuesit e qarqeve, ku fokusi do të jenë zgjedhjet e 14 Majit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!