Në tre vitet e fundit, vendet e rajonit I kanë rritur pagat në mwnyrë të shpejtë, duke krijuar diferenca të thella më Shqipërinë.
Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne.
Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019).
Serbia është vendi i rajonit që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022.
Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019.
Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019.
Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT. (shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto në rajon – euro).
Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.
Pas tre vitesh, një punonjës shqiptar merr 83 euro më shumë. Punonjësit e Serbisë janë ata që kanë pasur përfitimin më të lartë, teksa marrin 248 euro më shumë. Në Maqedoninë e Veriut paga u është rritur me 178 euro, në Bosnjë me 173 euro dhe në mal të Zi me 100 euro.
Ndonëse Shqipëria është një nga vendet që kaloi më lehtë pandeminë dhe ka rritje relativisht të lartë ekonomike në raport me fqinjët, kjo nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të saj, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe me vlerë të shtuar të ulët. Të dhëna të tjera të Eurostat së fundmi treguar se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë të rinjtë.
#rroga #shqiperia #ekonomi #rajoni
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televison
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Television. All Rights Reserved.
Ещё видео!