#MenduhThaçi #Thaçi #politik #lideret
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pret debat konstruktiv në takimin e thirrur të liderëve nga Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Sipas tij, do të ishte mirë që të arrihet konsensusi midis qeverisë dhe opozitës që përfundimisht dhe definitivisht të mbyllen bllokimet e rrugës eurointegruese të vendit. Në pyetjen nëse PDSH-ja do të vendos kushte për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Thaçi ka thënë se propozimi I tyre është që të hiqet formulimi 20% nga Kushtetuta dhe se për këtë ka biseduar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
“Mirë është që përfundimisht në Maqedoni të bisedohet edhe për identitetin e Shqiptarëve, respektivisht për heqjen e formulimit “20%” dhe zëvendësimit me gjuhën shqipe, por në këtë rast PDSH-ja nuk vlerëson se kjo kërkesë duhet të kushtëzojë. Tani me rëndësi është të arrijmë konsensus për zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit” – ka deklaruar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. /KlanMacedonia/
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!