TIRANE - Dërgonin emigrantë me dokumente të falsifikuara në vendet e BE-së kundrejt pagesave nga 1000 deri në 5000 mijë euro, arrestohen 11 persona.
Operacioni i Policisë së Tiranës koduar ‘‘Laboratori" ka vënë në pranga këta persona që në bashkëpunim me njëri-tjetrin nisnin nga gjetja e klientëve deri në pajisjen me karta të BE-s apo pasaporta e viza false.Ky hetim është shtrirë prej një viti në disa qytetet të Shqipërisë ndërsa përgjimet dhe gjurmimet e të dyshuarve në terren kanë çuar edhe në zbulimin e laboratorit të falsifikimit i cili ishte në një banesë në Tiranë.
Gjashtë persona janë arrestuar këtë të enjte ndërsa pesë të tjerë më herët përgjatë goditjeve të ndryshme.
Ata janë Agron Hoxha 64 vjeç, Enzo Hysko 29 vjeç, Henri Kurti 63 vjeç, Myslym Hysko 56 vjeç, Valbona Babeni 57 vjeçe si dhe shtetasi Lirim Shimi.
Më herët në kuadër të këtij operacioni hetimet e të cilit kanë zgjatur prej marsit 2019 janë arrestuar edhe Artor Tahiri, Ermir Staka, Thanas Dodhri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani, Edmond Rexha.
Ndër provat e sekuestruara janë edhe disa telefona celularë të cilët do të ekzaminohen për kontaktet dhe aktivitetin e rrjetit i cili tashmë është i 5 laborator goditur në harkun e dy viteve në Tiranë.
Ещё видео!