Operacion i drejtorisë vendore të policisë së Korçës, zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve dhe stampave.
Bëhet me dije se janë 3 të arrestuar deri tani, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera.
Personat e arrestuar janë: Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip.
Njëri nga tre të arrestuarit mësohet se ishte në përgjim pasi dyshohej se kryente një veprimtari të tillë të jashtëligjshme.
Në laboratorin që ndodhej në banesën e njërit prej të arrestuarve janë sekuestruar dokumente të falsifikuara përfshirë këtu pasaporta dhe karta identiteti , shqiptare dhe të vendeve të BE.
Laboratori mësohet se ndodhej në qendër të qytetit të Korçës, ndërsa janë kryer kontrolle banesash dhe mjetesh që dispononin të arrestuarit.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.
Njoftimi i plotë:
Korçë/Megaoperacion për goditjen e falsifikimit të dokumeneteve me qëllim parandalimin e migrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, ShBA-së, Kanadasë dhe në hapsirën SCHENGEN.
Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “The counterfeiters”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, pas hetimeve 5-mujore.
Zbulohet dhe goditet një grup kriminal që prodhonte dhe pajiste me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qendrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj.
Vihen në pranga 3 shtetas të cilët e ushtronin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 300-10000 euro.
Sekuestrohen qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi 5-mujor, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se 3 shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale në formën e grupit të strukturuar kriminal në qytetin e Korçës, organizuan dhe finalizuan megaoperacionin policor të koduar “The counterfeiters”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua vendimi i Gjykatës Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:
– Th. Sh., 60 vjeç; B. D., 52 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
– A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni në banesat e dy shtetasve Th. Sh. dhe B. D., dhe në automjetin e këtij të fundit, gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. R., u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!