#shba #kosova #serbia #asociacion #vucic #kurti #perputhen #lajmetefundit
Në Parlamentit Evropian po zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës ne Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjatë diskutimeve, eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka thënë se për vite të tëra presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon. Ajo tha grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës është i afërt më Qeverinë në Beograd.
“Të gjithë ishim të shokuar kur një bandë serbe e armatosur rëndë me lidhje të forta në dukje me qeverinë serbe, u fut në Kosovë dhe vrau brutalisht një oficer policie. Të tronditur, por jo të befasuar”, tha Strik.
“Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”, u shpreh ajo.
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!