Lajme arkiva 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi sot se brenda këtij viti do të pajisë me matësa të gjithë abonentët në qytetet kryesore të Tiranës, Durrësit e Shkodrës. Kësaj radhe instalimi do të bëhet nga punonjës që do të kontraktohen nga vetë KESH-i dhe jo nga firma private si ka ndodhur deri më tani.
Ilirjan Shkëmbi: “Gjithë këto investime në matje të bëra ndër vit nga paraardhësit tanë apo kolegët tanë, kanë rezultuar me probleme, sepse firmat, të tretët nuk kanë respektuar kushtet teknike për vendosjen e matjes, u vendos dhe këshilli mbikëqyrës, miratoi kërkesën e KESH-it që matjet të vendosen me fuqi punëtore, e cila do të kontraktohet.”
Për ata që kanë kontratë me KESH-in dhe paguajnë afrofe, instalimi do të bëhet falas kurse për pjesën tjetër pagesa do të jepet në varësi të materialeve që do të përdoren.
“Familjarët që janë me kontratë dhe që sot faturohen aforfe te ne, nuk paguajnë as njëlloj tarife për këtë koston e matësit. Ndërsa për familjarë të rinj që kërkojnë të lidhen me energji elektrike me kontrata të reja, për ato do të zbatohet tarifa e kontratës.”
Në Tiranë janë 24 mijë abonent pa matësa, në Durrës rreth 20 mijë dhe në Shkodër 38 mijë. Aktualisht KESH ka në dispozicion vetëm një pjesë të aparateve./tvklan.al
Gazetar: Donald Jorgoni
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!