Mercenarët e Ëagner kanë kërcënuar të marshojnë drejt Moskës pas lajmit se kreu i tyre, Yevgeny Prigozhin ishte mes viktimave të avionit të rrëzuar të mërkurën pranë kryeqytetit rus. Persona që kanë lidhje me Prigozhinin njoftuan në Telegram vdekjen e njeriut që tronditi Kremlinin me rebelimin e tij, ndërsa pretenduan se vdekja e ish besnikut të bindur të Vladimir Putinit ishte shkaktuar nga “tradhtarë” brenda Rusisë. Zyrtarë rusë po ashtu pohuan se Prigozhin gjendej në avionin e rrëzuar në një fushë, duke i marrë jetën të 10 personave në bord, vetëm dy muaj pas tentativës së dështuar për grusht shteti.
Efekte- plane avioni duke rënë
Agjencia Federale ruse e Transportit Ajror publikoi një listë të atyre që besonte se ishin në avion, duke përfshirë Prigozhin dhe zëvendësin e tij Dmitry Utkin. Megjithatë kishte edhe skeptikë ndja lajmit.
Sink.. Keir Giles, Chatham House
Është njoftuar se një pasagjer me emrin Yevgeny Prigozhin ishte në bord - por është e ditur ndërkohë se disa individë kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeny Prigozhin, si pjesë e përpjekjeve të tij për të mbuluar gjurmët e udhëtimeve të veta. Kështu që, të mos çuditemi nëse na shfaqet papritur në një video të re nga Afrika.
Gjatë kësaj të enjteje vetë Presidenti rus Vladimir Putin theu heshtjen dhe foli për vdekjen e Jevgeni Progozhinit. Në një fjalim televiziv, Presidenti rus i dërgoi ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit.
Themeluesin e Vagner ai e përshkroi si një biznesmen të talentuar. "Unë e njoh Prigozhin për një kohë të gjatë, që nga fillimi i viteve 1990," tha Putin në fjalimin e tij televiziv.“Ishte një person me një fat të ndërlikuar dhe bëri gabime të rënda në jetë, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e duhura me punën e tij kur luftonim për kauzën e përbashkët, si në muajt e fundit”, vijoi Putin.
Ndër të tjera Presidenti rus tha se hetuesit do të shqyrtojnë aksidentin dhe shkaqet e tij, por një gjë e tillë do marrë kohë.
Ne Uashington zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson u shpreh se i kanë parë njoftimet dhe nëse konfirmohen, sic tha ajo, askush nuk duhet të habitet. Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë, u shpreh gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN se: "Nëse është e vërtetë, kjo tregon se (Presidenti rus Vladimir) Putin do të eliminojë kundërshtarët dhe kjo frikëson këdo që mendon të shprehë mendime të ndryshme nga të tijat. Edhe pse shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende, kanalet e mediave sociale ruse janë të mbushura me spekulime se një arkë me shishe vere të shtrenjta në bord, mund të ketë qenë në fakt maskimi për një bombë të vendosur atje. Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi. Ka mjaft spekulime ndërkohë se Prigozhin mund ta ketë sajuar vdekjen e tij, pasi një avion i dytë i lidhur me Ëagnerin, është diktuar nga radarët duke fluturuar mbi të njëjtin rajon Tzer, 60 milje në veri të kryeqytetit.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Prigozhin#TopChannelNews
Ещё видео!