Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normalet e lejuara. Po ashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Sipas policisë nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!