“Kutia e Pandorës” u hap në Tiranë. Bëhet fjalë për një operacion policor që ka vënë në pranga 4 persona, pjesëtarë të një grupi kriminal.
Si rezultat i aksionit janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë dhe kokainë, një pjesë e së cilës e ndarë në 1100 Doza. Po ashtu janë kapur shuma të mëdha parash në Euro dhe Lekë.
Kush janë të arrestuarit
Të arrestuarit e këtij operacioni janë 40-vjeçarja Brikena Frakulli, banuese në Tiranë, 41-vjeçarja Hortenca Biçaku, 45-vjeçari Artur Kristo dhe 20-vjeçari Klevi Banushi. Siç njofton policia, “koka” e këtij grupi kriminal është Brikena Frakulli.
Në shtëpinë e saj dhe Artur Kristos, policia gjeti 6 kilogramët e lëndës narkotike.
“Përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje”, njoftoi policia.
Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në Euro dhe Lekë, konkretisht 83.555 Euro, 420.000 Lekë, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.
Hetimet që shkatërruan bandën
Ajo që siguronte drogën për grupin ishte 40-vjeçarja Frakulli. Më pas me të ajo furnizonte shpërndarësit në doza më të vogla.
Policia thotë se ka identifikuar edhe furnizuesin me kokainë dhe heroinë për Frakullin. Por për arsye hetimore, autoritetet nuk japin të dhëna të tjera pasi thonë se operacioni është në vijim./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!