Ende nuk ka një datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Dy javë më parë, të gjithë zyrtarët e lartë të Brukselit dhe jo vetëm e konsideruan muajin e parë të vitit 2023, si një janar të nxehtë për dialogun Prishtinë-Beograd.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha për mediat, se nuk ka asnjë datë për takimin e dy liderëve, ndërsa konfirmoi se kjo do të ndodhë, pasi axhenda tashmë është e përcaktuar.
Nga ana tjetër burime zyrtare nga Qeveria e Kosovës treguan gatishmërinë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve. Ndërkohë, mësohet se në Bruksel kërkohet që palët të orientohen në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit franko-gjerman deri në fund të marsit të vitit 2023.
Lufta në Ukrainë dhe zhvillimet gjeopolitike pas fillimit të sulmit rus atje, natyrisht e kanë ndryshuar edhe rrjedhën e dialogut në Bruksel. Kur është bërë marrëveshja për targat vitin e kaluar në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që do të rikthehen në dialog dhe pika e parë e pajtimit ishte diskutimi në detaje i propozimin franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Serbia ende nuk është e gatshme ta diskutojë planin franko-gjerman pasi ka paqartësi nëse është pro apo kundër këtij propozimi. Ndaj dhe i ka vendosur barrikadat në veri në mënyrë që ta sabotojë fillimin e diskutimeve për planin franko-gjerman. Por, tashmë ato i ka larguar dhe duhet të rikthehet në dialog e të sillet konform rregullave të BE-së – thuhet nga burime të qeverisë së Kosovës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news,
prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurtit#TopChannel
Ещё видео!