Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të bëra publike të dhunës dhe përdhunimit ndaj grave dhe vajzave, Lëvizja "Reago" , përcjell këtë mesazh të shkurtër sensibilizues, për t'i dhënë zë kësaj situate alarmante në të cilën shoqëria dhe femra shqiptare ndodhet sot.
Shqipëria e 2019-ës ka numrin më të lartë të dhunimit të grave nga partnerët, në krahasim me vendet e tjera në Evropë.
Përveçse statistikave dhe kronikave të zeza të lajmeve,çdo histori e bërë publike tregon realitetin e errët të shoqerisë ku jetojmë.
Është e thjeshtë t’ia vëmë gishtin këtij apo atij institucioni,por është akoma më e vështirë që fajin ta gjejmë tek vetja dhe tek shoqeria.
Qeveritë ndërrohen,institucionet bëhen nga njerëzit dhe përgjegjësia bie mbi to.
Forcimi i ligjit , zbatimi i tij real dhe ndëshkueshmëria maksimale për çdokënd që tenton të dhunojë duhet të jetë parësore.
Shoqëria duhet të reagojë.
Megjithatë, nëse nuk funksionon hallka bazë e një shoqërie, familja, si mund të kërkojmë shpëtim nga institucionet?
Të mirët janë më shumë, thjesht ato duhet të reagojnë!
Ky mesazh i drejtohet njerëzve, i drejtohet humanëve.
Ky mesazh i drejtohet bijve të nënave, i drejtohet vëllezërve dhe baballarëve, e më e rëndësishmja ky mesazh i drejtohet femrave.
Nëse ne nuk e mundim frikën ,askush nuk do e bëjë për ne.
Opinioni i të tjerëve nuk është kurrë më i rëndësishëm se jeta e njerëzve tanë më të dashur...
Shoqërinë tonë mund ta shërojmë vetëm ne ,vetë!
Ngrije #zërin, refuzo #dhunën!
#reagoshqipëri
Ещё видео!