Ambasadori rus në Britani i tha BBC-së se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky. Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.
"Nuk ka të bëjë fare me operacionin aktual," i tha ai Sunday Morning.
Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.
Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO. Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga "çfarë po shkon keq në Ukrainë", duke thënë se Rusia ishte prapa në planin e pushtimit.
Armët bërthamore taktike mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore "strategjike" të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata. Rusia mendohet të ketë rreth 2000 armë bërthamore taktike
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kremlini#AndreiKelin#TopChannelNews
Ещё видео!