[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryebashkiaku i Tiranës eshte takuar me banorët e zonës së Astirit dhe më pas ka inspektuar punimet që po bëhen në këtë zonë, në kuadër të projektit të Unazës së Re.ERION VELIAJKREU I BASHKISE TIRANE“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir”, e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, ndërsa sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe sot me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët, kemi konsensusin se ky projekt duhet të vijojë dhe duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”.Veliaj falënderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe kanë pranuar ti hapi rrugë projektit te uazes se re.“Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjitha asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë miqtë që, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjen dhe zhvillimin e tyre”Kreu i bashkisë bëri të ditur se deri tani jane prishur mbi 20 objekte ndersa u kerkoi banoreve te mos perdoren politikisht.
Ещё видео!