Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Gjykata e Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-Drejtorin e Rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan të akuzuar për korrupsion. Avokatët e tyre kërkuan një masë më të butë sigurie.
Ka mbetur i pandryshuar vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtoret e menxhimit të projektit të akuzuar për abuzim me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në një seancë me dyer të mbyllura, gjyqtarja Ilirjana Olldashi, nuk mori parasysh kerkesën e avokatëve për një masë më të bute sigurie qoftë edhe nje garanci pasurore.
Tre të arrestuarit mësohet se nuk kanë folur para gjykatës, por të njëjtën gjë bënë edhe avokatët mbrojtës pas daljes nga séanca.
Avokati: U lanë në fuqi masat.
Kjo është masa e dytë që merret për Dashamir Xhikën, pas masës "arrest me burg" që vendosi Gjykata e Elbasanit.
Hetimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nisi pas kallzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit por edhe Ministri Damjan Gjiknuri.
Sipas Prokurorisë, tre te pandehurit i kanë shkaktuar buxhetit te shtetit një dëm financiar në vlerën 54 milion euro.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!