Dy partitë fituese në Kosovë, Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shkojnë në seancën inaugurusese të parlamentit të ri pa një marrëveshje. E konfirmoi kandidati për kryeministër Albin Kurti përmes një video mesazhi.
Epërsia mes palëve është vetëm me një deputet, por Albin Kurti thotë se Vetëvendosja është gati të ndajë në mënyrë të barabartë përgjegjësinë qeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pika që I bashkon është refuzimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën me 6 tetor. Pas javësh kontestime në KQZ e katër javësh negociata, Vetëvendosja e LDK dështuan të dakordësohen mbi formulën e ndarjes së bashkëqeverisjes. Edhe në zgjedhjet e fundit në Kosovë në qershor 2017, kryeministri Haradinaj dhe aleatët e tij, arritën marrëveshjen qeverisëse vetëm 4 javë pas seancës inauguruese të parlamentit. (3 gusht parlamenti – 5 shtator marreveshja)
Ещё видео!