Ambasadori britanik, Alastair King Smith paralajmëroi se pas shpalljes ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha, do të fillojë një valë e dytë sanksionesh nga Britania, për personat që minojnë demokracinë në rajon.
“E kemi bërë të qartë se do të marrim masa ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe me kriminalitetin dhe sanksionet që kemi ndërmarrë në korrik ishin vetëm të parat e atyre që do të marrim në vijim kundër pandëshkueshmërisë.”
Nga Elbasani, diplomati King Smith bëri apel për zgjedhje të lira e të ndershme në 14 maj.
“Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të jenë të pastër përsa i përket përfshirjes në krim e korrupsion. Gjithashtu nuk duhet të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe zgjedhjet të zhvillohen të lira e të ndershme.”
Ambasadori sqaroi deklaratat e qeverisë britanike, për emigrantët ilegalë shqiptarë, të cilat sollën edhe vendosjen e notës verbale nga qeveria shqiptare.
“Ne nuk diskriminojmë apo veçojmë shqiptarët, por ky është realitetit. Shqiptarët emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë të përfshirë në aktivitete kriminale. Dhe për shkak të përfshirjes së qytetarëve shqiptarë duket sikur ka fokus ndaj shqiptarëve.”
Ambasadori nënvizoi se duhet të zbatohet marrëveshja e përbashkët mes dy vendeve, ku Shqipëria cilësohet vend i sigurt dhe qytetarët e saj mund të lëvizin vetëm në mënyrë të ligjshme. Për çdo emigrim të paligjshëm përgjigja do të jetë kthimi pas.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berisha#TopChannel
Ещё видео!