#oranews #vlore #28nentori #shqiperi
Ceremonia zyrtare për Ditën e Flamurit i bëri bashkë por nuk i 'shkriu akujt' mes presidenti Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Krerët e Shtetit bënë homazhe sipas protokollit te Monumenti i Pavarësisë dhe shmangën çdo kontakt.
Festa e Pavarësisë nuk solli paqe as në luftën e Edi Ramës me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.
Kryeministri e anashkaloi mikpritësin kur mbërriti në ceremoni. Pas kësaj shfaqje që edhe njëherë reflektoi përçarjen e politikës shqiptare, Presidenti kishte një mesazh bashkimi nga qyteti i flamurit.
Meta: Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve. Është flamuri i Ismail Qemalit, po është edhe flamuri i Isa Boletinit.Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar, në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në Bashkimin Europian.
Për bashkim ishte mesazhi për politikën edhe nga qytetarë të shumtë të mbërritur në Vlorë për të kremtuar 109 vjetorin e Pavarësisë.
"Një komb i vetëm padiskutim, vetëm bashkim."
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!