Në këtë seri videosh do të zgjidhim disa ushtrime nga matematika për kl 7. Do të ndihmohen jo vetëm nxënësit e kësaj klase por edhe ata që janë dashamirës të matematikës.
Meqenëse lënda e matematikës ka pak vështirësi për tu përvetësuar nga një pjesë nxënësish, do të fillojmë me disa ushtrime të thjeshta që i përshtaten ushtrimeve të klasës së 7 të të ciklit të lartë të shkollës 9 vjecare por që bëjne një lidhje të natyrëshme me njohuritë e fitura në klasat e mëparëshme.
Në grupin e pare, do të zhvillojmë disa ushtrime që kanë të bëjnë me njohuri elementare nga numrat e plotë e veprime me ta, me thysat e numrat dhjetorë me fuqinë e numrit me numrat racionalë etj.
Gjithashtu do të japim edhe disa kuptime mbi matjet e figurave gjeometrike dhe llogaritjen e perimetrave e sipërfaqeve të tyre.
Më pas do të japim ushtrime për funksionin mënyrat e dhënies së tij, për shprehje me ndryshore e ekuacionet si dhe koncepte të tjera që përmban programi i matematikës në këtë klasë.
Në disa nga videot do të fut edhe ndonjë koncept më të avancuar që shpresoj t'u japë mundësi shikuesve të bëjne lidhjen ndërlëndore të këtyre materialeve.
Në këto video do të kujdesemi të futim dhe njohuri për shndërimet gjeometrike për statistikën e probabilitetin
Nëse ju pëlqejnë materialet në këtë kanal, mos harroni të shtypni ¨Subscribe¨ për më shumë video
Ещё видео!