#oranews #uruci #vretgruan #shqiptariitali #xhaferuruci
62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pas vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.
Sipas mediave italiane 62 vjeçari ishte i vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.
Ai u gjet i varur prej një prej policëve që po kontrollonte qelitë, ndërsa raportohet se në atë moment nuk mund të jepej më ndihma e parë. I moshuari e vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, për arsyee xhelozije.
Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz, diri sa 56 vjecarja ndërroj jetë.
Më pas Xhafer Uruçi, u largua nga banesa për tu arrestuar nga policia italianë në një stacion treni që nuk përdorej më nga udhtarët. Mësohet se para se të vritej, në nisje të debateve me bashkëshortin, Zenepja ka telefonuar djalin.
Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.
Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!