#oranews #spak #erionveliaj #ajolaxoxa
Çifti i bashkëshortëve biznesmenë Elman Abule dhe Marisa Nito, janë planifikuar të thirren dhe pyeten në Prokurorinë e Posaçme SPAK, lidhur me marrëdhënien financiare që kanë pasur me Ajola Xoxen dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Pyetja e tyre vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar veprimet hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe vëllait, Arbër Veliaj.
Abule dhe Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.
Përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës.
Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.
Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore, dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, ku e fundit ka qenë në zonën e “Kombinatit”.
Mësohet se leja ndërtimi nuk është vënë në zbatim, për shkak se dy pronarët e truallit kanë revokuar kontratat e sipërmarrjes me kompaninë e Elman Abules, për shkak të të kaluarës së tij si i dënuar për vjedhje në Belgjikë.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!