[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Grupin prej 60 të rinjsh serbë dhe shqiptarë, e priti personalisht në hyrje të godinës së kryeministrisë. Sjellje të cilën kryeministri Edi Rama ia rezervon vetëm personaliteteve të larta nga vende të tjera. Për të treguar se të gjithë janë njësoj, kryeministri Rama tha se e pati tepër të vështirë të dallonte se cilët ishin serbët dhe cilët shqiptarët. Studentëve që kanë mbërritur enkas nga Serbia, për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes kombëtarëve të të dy vendeve, Rama u tha se pavarësisht dëshirës, rëndësi ka të fitojë qytetaria.Edi Rama:Nuk e fshehim se është një ndeshje me emocione të forta. Por ju e dini se kur luhet Partizani me Cervena Zvezdën bëhet nami. Eshët me rëndësi të madhe që Shqipëria të fitojë, Ministri do thotë që Serbia të fitojë, por me rëndësi është të fitojë qytetërimi.Para studentëve, kreu i qeverisë kujtoi edhe çka thuhet në Kodet e vjetra zakonore shqiptare.Edi Rama:Në kodet tona flitet për respektin edhe për armikun, edhe pse ne nuk jemi armiq. Në ndeshje jemi kundërshtarë. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14 vjeçar hodhi një gur tek autobusi i serbëve dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, i frymës së urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerate tjetër.Ashtu si kryeministri Rama, edhe ministri serb i Arsimit, tha se të dy vendet kanë një mundësi të madhe për të treguar maturi dhe bashkëpunim.Srdjan Verbiç:Gjatë vitit të kaluar kemi bërë më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve sa ç’kemi bërë në 50 vite. Mediat flasin për ndeshjen dhe futbollistët dhe jo për studentët. Do shohim pas 10 vitesh do flitet se ndryshimi erdhi pas vizitës së një grupi të rinjsh serb për një ndeshje futbolli. Na duhet të punojmë shumë dhe kemi një mundësi shumë të madhe sot. Ndeshja tërheq shumë njerëz dhe kemi mundësi të hapim një tablo të re.Mesazhet për një kapitull të ri në raportet mes dy vendeve i dhanë një shqiptare dhe mikesha e saj e re serbe.Shqiptarja: Jemi këtu për dy mesazhe; do kënaqemi në ndeshje dhe i dyti u kënaqëm dje në shtëpitë tona.Serbja: Ne kemi mesazh se kemi qenë dy ditë bashkë dhe të lumtura dhe besoj se do jemi shokë për kohë të gjatë.Surpriza për Ramen ishte blloku i një studenti serb, qe i kërkoi t’i bënte disa vizatime, por qe kryeministri e mbylli kërkesën, duke i dhuruar te riut përmbledhjen me punime te bëra gjate punës.
Ещё видео!