#oranews #damiangjiknuri #gledianllataja #elbasan #zgjedhjetvendore #bashkiaelbasan
Banorët e fshatit Bathës mirëpritën në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, dhe kryetarin e bashkisë Gledian Llatja, si dhe deputeten Desantila Tahiraj me të cilët ndanë nevojat me të cilat hasen, por edhe mirënjohjen për investimet dhe punët e kryera deri tani. Numri dy i Partisë Socialiste Gjiknuri foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve vendore ku përballë janë dy alternativa, djali i përkushtuar, i punës Gledi dhe nga ana tjetër një individ që edhe pse shumë vite në politikë, s’ka bërë asgjë për Elbasanin. “Zgjedhjet e bashkisë janë shumë të rëndësishme për fatin e fshatit dhe fatet tuaja sepse shumë punë të zonës janë të lidhura me mirëqeverisjen e bashkisë. Ne e kemi djalin tonë që është një djalë që e njeh Elbasanin. Një familje e nderuar, ka eksperiencë tashmë në drejtimin e qytetit, por mbi të gjitha, unë e them kudo dhe do ta them dhe këtu, ai nuk është vetëm. Ai nuk po garon vetëm. Ai po garon si përfaqësues i Partisë Socialiste, si i deleguar direkt i kryeministrit të Shqipërisë, i Qeverisë Shqiptare në Elbasan. Sepse e thashë, punët e Elbasanit nuk mund të mbarohen dot vetëm. Për shumë nevojat tuaja edhe këto investime që po bëhen në fshat siç është rasti i rrugës, për faktin që qeveria kompenson pjesën tjetër me investime për qytetin e Elbasanit apo dhe për zonat rurale, paratë që grumbullon Gledi nga qytetarët i investon në fshat”, tha Gjiknuri. Numri dy i socialistëve nënvizoi rëndësinë e vijimit të këtij bashkëpunimi të ngushtë mes Bashkisë dhe Qeverisë qëndrore.
“Gledi ka meritë, dhe unë këtu jam dëshmitar, ka ditur të balancojë mirë nevojat që ka fshati me qytetin. Është e pamundur që bashkia e Elbasanit t’i bëjë të gjitha vetë, prandaj është shumë e rëndësishme që kandidati i Partisë Socialiste, kryetari i bashkisë aktual të marrë dhe një mandat tjetër që të gjithë këto punë të nisura të mos i lërë në mes”, tha ai.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!