TIRANË - Rivendosjen e standardeve të zgjedhjeve e ka quajtur një betejë pa kthim kreu i opozitës, Lulzim Basha. Pas përfunimit të takimit me ambasadoren e OSBE-ODIHR në shqipëri, Audrey Glover, Basha tha se shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit tashmë është i dokumentuar jo vetëm nga ndërkombëtarët por edhe nga Partia Demokratike.
Ai tha se në takimin me Glover ka shpalosur të gjitha shqetësimet që PD-ja ka për zgjedhjet e 21 qershorit, duke filluar që nga blerja e votës, përfshirja në listat e kandidatëve të personave të inkriminuar, etj.
Sipas Bashës është e nevojshme ndërhyrja në kodin zgjedhorë.
“Shqetësimet e prekura në raportin paraprak për shkatërrimin e zgjedhjeve janë dokumentuar nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR në terren. Ne po hartoj një raport të detajuar të shkatërrimit të standatreve zgjedhore që nisën që në fillimin e fushatave.
Shqetësimet e ngritura në raportin tonë janë të njëjta me ata të OSBE-ODHIR, si:
-Blerja e votës
-Përfshirja në lista të personave të inkriminuar
-Shit-blerja dhe mbledhja e kartave të identitetit
-Presioni mbi adminstratën publike
-Politizimi i institucioneve zgjedhore
Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit është tashmë i dokumentuara. Ne do bashkëpunojmë me të gjithë përfaqësuesit e BE-së për të ndalur këtë gremisie të demokracisë Shqiptare. Është një betejë me të cilën PD-ja ka misinini të qëndrojë në ballë. Ndërhyrja në kodin zgjedhor është i nevojshëm”, - tha Basha
Ещё видео!