Gjermania do të shtojë përqindjen e grave në forcat e armatosura. Kabineti i kancelarit Olaf Scholz miratoi së fundi një sërë masash për të nxitur mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë në ushtri. Ndryshimet synojnë të harmonizojnë procedurat në ushtrinë gjermane, Bundesëehr, duke fuqizuar ligjet për mundësitë e barabarta që zbatohen për të gjitha strukturat shtetërore në përgjithësi.
Bundesëehr-i ka nevojë për ushtarë për të plotësuar radhët e tij, si pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të forcuar aftësitë e saj ushtarake në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë. "Gratë nuk janë ende të përfaqësuara sa duhet në Bundesëehr," tha për gazetarët zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Sipas përcaktimit të bërë nga qeveria për përfaqësim mund të flitet vetëm kur përqindja e grave e kalon 20 përqindëshin. Ministria e Mbrojtjes synon që gratë të përbëjnë të paktën gjysmën e personalit mjekësor të ushtrisë.
Për të tërhequr sa më shumë gra si në shërbimin ushtarak aktiv ashtu edhe si rezerviste, qeveria dhe ushtria gjermane po përpiqen të përmirësojnë jo vetëm pagat, por edhe të ofrojnë mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve apo për rastet kur dikujt i duhet të kujdeset për të moshuarit apo anëtarë të sëmurë të familjes. Gjithësesi përpjekja e Bundesëehr-it për të punësuar shumë gra nuk është vetëm çështje mundësish të barabarta gjinore, por përkon me kërkesën e re për përmirësime të gjithanshme të aftësive ushtarake të Gjermanisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#Ushtria#TopChannel
Ещё видео!