#rtvora #rtvoranews
Situata pranë spitaleve Covid e kryesisht pavionit të Infektivit në QSUT paraqitet tepër e rëndë.
Mungesa e shtretërve ka bërë që autoambulancat e shumta në oborrin e tij të kthehen në “spitale lëvizës” deri në lirimin e ndonjë shtrati.
Për të ilustruar situatën pranë Infektivit, Ora News ju sjell rastin e një zotërie, i cili edhe pse e ka sjellë vëllain që mëngjesin e djeshëm, në gjendje të rëndë, përveç faktit që e ka lënë në autoambulancë, nuk ka asnjë informacion mbi shëndetin e familjarit të tij.
“E kam prurë dje në mëngjes. Si t’ja bëj unë tani? Është në gjendje të rëndë, Mos ka vdekur e nuk dimë gjë”
Kush ju mori në telefon?
“Më mori një nga infermierët e pavionit ku është shtruar. Nuk më mori mua, ka marrë vëllain”.
Një ditë më parë, Shqipëria regjistroi numrin më të lartë të infektimeve ditore që nga nisja e pandemisë, plot 501.
Ndërsa në spitalet Covid janë të shtruar 374 pacientë, 4 të intubuar dhe 13 në terapi intensive.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!