Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Sistemit Politik në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është i pari që ka doërzuar dorëheqjen e kushtëzuar tek kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut, po ua dorëzoj, i nderuar kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe ministrit të Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do t’i votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend”, thuhet në aktin e dorëheqjes së Grubit.
BDI-ja gjatë fundjavës mori vendim që ministrat e saj të dorëhiqeshin nga ekzekutivi me qëllim të “plotësimit të kushtit të partisë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një ekzekutivi të ri” pa BDI-në.
Partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka drejtuar pesë ministri në Qeverinë maqedonase, përkatësisht atë të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë, të Financave, Arsimit, dhe Ministrinë e Sistemit Politik.
Edhe dorëheqjet e ministrave të tjerë kanë të njëjtën përmbajtje dhe do të hyjnë në fuqi pasi të jenë votuar ndryshimet kushtetuese, që parashohin përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, që është kusht për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, duhet të prononcohet për dorëheqjet e ofruara, pasi rregullorja për punën e Kuvendit nuk parasheh “dorëheqje të afatizuara” apo në pritje të miratimit ose të ndryshimeve kushtetuese.
Sipas dispozitave ligjore, kreu i Qeverisë duhet t’i refuzojë ato ose ta njoftojnë Kuvendin, i cili më pas duhet të konstatojë dorëheqjet e ministrave të BDI-së.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BDI#AliAhmeti#TopChannelNews
Ещё видео!