esidenti Bajram Begaj shfrytëzoi takimin me përfaqësuesit më me zë të Diasporës Shqiptare për të shpjeguar arsyet se pse dekretoi 11 Majin, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë e cila është kontestuar nga opozita. Ai theksoi se ishte i gatshëm që të dekretonte edhe një datë tjetër përtej 11 Majit, e kjo që të realizohet vota e emigrantëve.
“11 Maji kishte të bënte me faktin e votës së diasporës, ku institucionet përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve duhet të ishin të gatshme edhe me datën 20 që vota e diasporës të ishte gati. Mendoj që vota e diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”, tha Begaj.
Vota e emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë u diskutua nga përfaqësuesit e Këshillit të Diasporës Shqiptare edhe gjatë takimit që patën edhe me kryetaren e Kuvendit. Sipas Spiropalit, tashmë po zgjidhen edhe modalitetet teknike të realizimit të këtij procesi dhe Kuvendi e Këshilli do të bashkëpunojnë për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që kjo e drejtë politike e fituar të ushtrohet nga sa më shumë pjesëtarë të Diasporës.
Për herë të parë në Shqipëri, emigrantët do të votojnë nga vendi ku ato jetojnë. KQZ-ja ka nisur procedurat dhe nxjerrjen e akteve ligjore për realizimin e këtij procesi, ku parashikohet edhe krijimi i një regjistri të posaçëm dhe tërheqja e votës me zarf me postë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!