Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.
Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.
Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.
Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.
Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!