Lumi Tërkuzë rrjedh në pjesën veriore të Tiranës dhe derdhet në lumenjtë Tirana dhe Ishëm. Lumi Tërkuzë me gjatësi 30 km, buron nga shpatet e malit të Papatit dhe maja e Rrasës, me tre degë të mëdha. Lumi përshkon zonën e Zall-Bastarit, pastaj derdhet në Liqenin e Bovillës. Mbas digës së Bovillës lumi ka krijuar një kanion. Kanioni ka një gjatësi rreth 1200 metra (1.2 km) dhe përfaqëson një formacion gjeologjik në shkëmbinj gëlqerorë, një reliev të modeluar nga veprimtaria e ujit të “lumit Tërkuzë” në shekuj. Uji kalon nëpër hinka dhe zgavra dhe krijon një pamje tërheqëse. Mbasi del nga gryka lumi kalon pranë Zall-Herrit nga lindja në perëndim derisa bashkohet me Ishmin.
Lumi Tërrkuzë ka gërryer tetë hektarë tokë të fshatit Zall-Bastar. Kjo është sa gjysma e sipërfaqes së tokës së punueshme të njësisë. Dikush duhet të vendosë një pritë për ta ndalur lumin.
Ещё видео!