Do lëvdoj xhan Alinë,
Në të gjejë mirësinë,
Ndaj e du,
Lutje po i baj pa pushu,
Se jam djeg e përvëlu.
E ku mundem unë i mjeri,
E lëvdoi vetë Pejgamberi,
Ndaj e du,
Lutje po i baj pa pushu,
Se jam djeg e përvëlu.
Nuk i nxe lëvdatat qielli,
Për të flasin yjet dhe dielli.
Ndaj e du....
Ai është syu i të vërtetës,
Ai është burimi i vetë jetës,
Ndaj e du,
Lutje po i baj pa pushu,
Se jam djeg e përvëlu.
Fakiri kërkon mëshirë,
Prej teje o Zot i mirë,
Ndaj e du,
Lutje po i baj pa pushu,
Se jam djeg e përvëlu.
__________
Louanges pour sayydina ʿAlī
Je louerai sayydina ʿAlī
La bonté en lui.
Ô que je l'aime,
Je prie tout le temps,
Je brûle, je deviens évanescent.
Comment pourrais-je le louer avec des poèmes,
Quand il a été loué par le Prophète lui-même.
Le ciel ne peux contenir les louanges que je dévoile,
Pour lui parlent le soleil et les étoiles.
Il est l'œil de la vérité,
Source de vie il est.
Le fakir demande la rahma toujours,
A toi, le Tout Rayonnant d'Amour.
Enris Qinami : saz & vocal
Christophe Souron daf
Derviche Omar : semazen
📹 Ikballe Berisha Huduti
Tirana, Albania
28/05/2022
______
Ibrahim Hasnaj (1912-1995), lindi në Tiranë në një familje qytetare. Ai ishte poet, shkrimtar, përkthyhes, publicist, gërmues, fetar dhe patriot. Ibrahimi shkruante me pseudonimet Hima, Bardhyl Nizami, Cen Qytyku. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i paraluftës për gjithë Komunitetin Bektashian dhe kryeredaktori i periodikut bektashian që botohej nën emrin “Djersa”, nga të cilat u botuan tetë botime deri në vitin 1947.
Një studiues i kategorisë së parë.
Ndër vite pa u lodhur mblodhi me përkushtim gjithë punën e poetit tiranas Zenel Bastari me ndihmën që dikur i kishte dhënë dhe tiranasi Ibrahim Dalliu. Gjithë punën kërkimore ia dhuroi Katedrës së Letërsi – Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1959. Hasnaj vazhdoi të mblidhte punën e Zenel Bastarit deri më 1970, edhe pse me dekada dhe deri vonë nuk mori ndonjë farë respekti dhe njohje për këtë punë.
Studioi dhe mblodhi gjithashtu punën e mikut të tij, kompozitorit dhe muzikantit elbasanas, mjeshtrit Jusuf Myzyrit. Jusuf Myzyri periudhën që rrinte në Tiranë e kalonte në shtëpinë e Hasnajve. Po ashtu Ibrahimi shkruajti dhe përmblodhi gjithë jetën e patriotit, shkrimtarit, e mikut të tij, Hafiz Ibrahim Dalliut. Mos të harroj punën e tij publicistike tek revista “Njeriu” përkrah tiranasit tjetër Fiqri Llagami.
I persekutuar nga regjimi
Në vitin 1947 do të dënohej me 10 vite burg. Aty do të vuante burgun bashkarisht me Mitrush Kutelin, Petro Markon, Mirash Ivanaj. Mëpastaj do të dënohej me 5 vite internim.
U mbajt gjithë kohës nën mbikqyrje prej Sigurimit te Shtetit. Nuk u vlerësua kurrë për intelektualizmën e tij.
Ibrahim Hasnaj është autori i tre punimeve voluminoze: “Unë dhe ndiesitë e mia”, 1939. “Lot skamnorësh”, 1940. “Rreze të zjarrta”, 1980. Këto punime mistike, sociale, nacionaliste, fetare, nuk e panë dritën e diellit me vite e vite. Ende nuk e di a janë botuar të gjitha. Vetë autori vdiq pa i parë të publikuara. Më 27 janar 1991, mbas rrëzimit të rregjimit, ai u vendos kryetar i parë për komunitetin bektashian.
Nga Marsida T Najdeni Tufina
Ещё видео!