#rtvora #oranews
Një pulari, apartamente në Shkodër dhe Velipojë dhe makinave prodhime të vitit të fundit, pasuri në vlerën e 3 milionë eurove, është sekuestruar në kuadër të operacionit “Goldfinger“.
Pasuria ishte e regjistruar në emër të 4 personave të arrestuar në Danimarkë për trafik droge po kështu edhe në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore, informon policia e shtetit.
Te arrestuarit jane Eri Pelingu, Amando Docaj, Jetmir Kastrati dhe Defrim Eçi.
Ata janë anëtarë të grupit kriminal që trafikonte kokainë dhe u arrestuan më 26 qershor 2019 në Danimarkë. Kapoja i tyre akuzohet se ishte Astrit Beqiri, ky i fundit u arrestua ne Shkoder
Cfare u sekuestrua
Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë
Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.
"Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha" informon policia e shtetit.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!