#oranews #itali
Sasi rekord kokaine është sekuestruar gjatë vitit 2021 në Itali, mbi 90 ton, 66% e të cilës ka kaluar përmes portit kalabrez Gioia Taura. Kokaina që mbërrin në Itali e më pas shpërndahet në Europë, menaxhohet nga mafia shqiptare e mafia kalabreze Ndrangheta. Kjo tendecë rekord po konfirmohet dhe në këtë gjashtëmujor të parë të vitit 2022 e RTV Ora e Ora News zbardh eksluzivisht se nga janari i 2022 e deri sot, në Itali janë kapur mbi 21 tonë kokainë e në shumicën e operacioneve të sekuestrimit janë përfshirë trafikantë e korrierë të mafias shqiptare, si dhe janë zbuluar lidhjet e tyre me grupet e strukturuara kriminale shqiptare. Në një prononcim eksluziv për RTV Ora e Ora News, Drejtori i Përgjithshëm i Antidrogës italiane konfirmon se operacionet ajrore të Guardia di Finanza Italiane kanë identifikuar një rritje të plantacioneve të drogës në Shqipëri. Në vitin 2021 operacionet ajrore të Finanzës italiane kanë çuar në shkatërrimin e rreth 98 mijë bimëve kanabis, ndërsa më 2020 ishin rreth 60 mijë rrënjë.
Është prezantuar sot në Romë raporti Vjetor i Antidrogës Italiane me analizën statistikore të të dhënave të vitit 2021.
Grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më komplekset e të artikuluarat ndër strukturat kriminale entike në Itali, të aftë për t'u pozicionuar në nivelet më të larta të krimit e të shtrirë gjerësisht në territorin italian.
Gjithnjë e më i rëndësishëm bëhet roli i tyre në trafikun e kokainës dhe heroinës, ndërsa trafiku i marijuanës e hashashi i trafikuar nga Shqipëria ka ardhur duke u reduktuar gjatë dy vitevet të fundit.
Drejtuesit më të rëndësishëm të Antidrogës italiane në Itali e në Kolumbi kanë deklaruar eksluzivisht për RTV Ora e Ora News, rrezikshmërinë në rritje të mafias shqiptare në Itali, Europë e në vendet e Amerikës Latine si Kolumbi e Ekuador.
Në botën e narkotrafikut organizata kriminale shqiptare janë lojtare të besueshme e të afirmuar në skenën ndërkombëtare, kanë aftësinë të trafikojnë sasi të mëdha kokaine e heroine përmes vendeve europiane e veçanërisht vendeve të ulëta e shpesh shfaqen si ndërmjetës të besueshëm të mafias kalabreze, kampanjeze e siçiliane, por dhe të grupeve të të krimit të strukturuar i pranishën në Itali.
Sipas analizës së ekspertëve të antidrogës italiane, emigrimi masiv i shqiptarëve gjatë dekadave të fundit ka bërë që të strukturojnë marrëdhënie fitimprurëse me krimin autokton të vendeve pritëse e të depërtojnë në aferat më të frutshme kriminale në këto vende, të forcojnë aftësinë e tyre falë ndërmjetësve bashkëpunëtorë të pozicionuar në zona të ndryshme gjeografike të botës.
Sipas analizës vjetore të të dhënave të 2021, në Kolumbi mafia shqiptare e Ndrangheta janë ndërmjetësit kryesorë të narkotrafikantëve kolumbinaë.
Prania e mafias shqiptare është dokumentuar jo vetëm pranë vendeve të prodhimit të kokainës në Kolumbi por dhë në Ekuador, që konsiderohet territori i magazinimit e aferave llogjistike të biznesit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt kontinentit amerikane e drejt Europës.
Viti 2021 ka regjistruar një rekord të sekuestrimit të kokainës në Itali, 20.07 ton kokainë ose 47 % më shumë se një vit më parë kur janë kapur rreth 13 tonë kokainë. Mbi 66% e kokainës është kapur në portin kalabrez 'Gioia Taura' falë operacioneve të analizës së riskut të kontejnerëve që mbërrijnë nga Amerika Latine.
Grupet kriminale shqiptare e ato serbo-malazeze, sipas Antidrogës italiane, realizojnë transportin e kokainës përmes portit 'Gioia Taura' në portet ballkanike e në ato të Detit Egje e Detit të Zi.
Italia shfaqet si një portë hyrëse e kalimit të kokainës dhe grupet kriminale shqiptare e ballkanike në përgjithësi kanë konsoliduar raportet me kartelat vendase si dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me prodhuesit kolumbianë.
Trafiku i heroinës gjatë vitit 2021 ka regjistruar një rritje mjaft të lehtë e janë sekeustruar rreth 567 kg. Është regjistruar një reduktim në trafikun rrugësor të heroinës përmes rrugës ballkanike e është dokumentuar një shtim i tij nga Afganistani drejt kontinentit europian. Mendohet se pas largimit të forcave amerikane nga Afganistani, talibanët kanë marrë në kontrollin prodhimin e opiumit që në këtë vend prodhohet rreth 80% i prodhimit botëror.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!