Qeveria vijon të ketë si prioritet kyç shëndetësinë falas që premtoi në 2013 kur socialistet erdhën në pushtet, por s’ka një afat që caktuar se kur mund të realizohet. Vetë kryeministri i pranishëm në Komitetin Rajonal për Europën të OBSH, i mbledhur në takimin e tij vjetor në Romë, e nënvizon këtë objekt në fjalën e tij. Ai rëndit dhe të gjitha hapat e ndërmarra në këtë sektor nga qeveria e tij që siç thotë kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve në shëndetësi.
“Deri pak vite më parë, një e pesta e popullatës, ose 600 mijë qytetarë të pasiguruar ishin të përjashtuar nga mbulimi universal shëndetësor. Por jo më. Sot, çdo qytetar shqiptar, i siguruar ose jo, gëzon këtë të drejtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka mirëpritur kontrollin e përvitshëm mjekësor bazë, pa pagesë, check up-in, për personat e moshës nga 35 deri në 70 vjeç. E njëjta vlen edhe për vizitat nga mjeku i familjes, një shërbim pa pagesë për çdo person. Një politikë tjetër e suksesshme e qeverisë sonë është heqja e së ashtuquajturës “taksë mbi sëmundjen”, TVSH-ja prej 10 për qind mbi ilaçet.”
Reforma në shëndetësi sipas kryeministrit ka dhënë rezultate dhe në uljen e shpenzimeve personale për kujdesin shëndetësor nga 57% të totalit në 43%. Por ai thotë se objektivi është që brenda 2021, pra mandatit të tij të dyte ky nivel të kap mesataren e vende te zhvilluara qe është 35%.
Ещё видео!