Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur minutat e fundit në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 Shkozet, në zonën e "Nishtullës".
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka patur përplasje me armë zjarri mes disa personave.
Të dhënat paraprake raportojnë se nga përplasja ka mbetur i vdekur Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, të dy banorë të Nishtullës.
Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj, mësohet se në këtë përplasje me armë zjarri janë përfshirë disa persona.
Dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë përfshirja e tyre në trafik droge.
ABC News ka mësuar se Dorjan Shkoza ka qenë i dënuar më parë me 8 vite burg për trafik droge.
Në njoftimin e saj policia thotë se dyshohet se viktimat janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, por se ajo ka arritur të identifikojë targat e makinës dhe ndërkohë është vënë në ndjekje të autorëve.
Ndërkohë është gjetur një makinë që dyshohet se është e autorëve të cilët kryen vrasjen mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit.
Automjeti është gjendur i djegur në rrugën dytësore, që hyn në qytetin e Rrogozhinës, në zonën që quhet “Bishti i Zhurit”.
Dyshohet se targat e makinës që kanë përdorur autorët për vrasjen e dy të rinjëve në Durrës, janë të vjedhura./abcnews.al
Ещё видео!