Dëshmia e vajzës që u tha se u bë mollë sherri që çoi në vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakramaj, njohur edhe si Julian Kosova ka nxitur edhe më tej misterin mbi arsyet që çuan 33-vjeçarin grek, Athanasios Nazos në krim.
Medias greke, duke cituar burime nga policia thonë se vajza e re që është shoqëruar për të dhënë dëshmi pas krimit të ndodhur në ishullin e Mikonisit ka mohuar se ishte ajo shkaktarja. Ajo ka mohuar se shqiptari e ka ngacmuar, ndërsa tha se gjithçka ka qenë një keqkuptim.
Në pyetje janë marrë edhe punonjësit dhe pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Sipas mediave greke, ata kanë deklaruar vajza njihej si mikeshë edhe e autorit, edhe e viktimës. Ata kanë thënë se mes 33-vjeçarit grek dhe 34-vjeçarit shqiptar ka pasur një sherr fizik. Ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por gjërat janë komplikuar edhe më shumë.
Më pas, shtetasi grek është larguar për t’u rikthyer pak më vonë me një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar dy herë në kokë 34-vjeçarin shqiptar.
Autori e ka pranuar krimin, ndërsa është shprehur fillimisht se shqiptari i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas ka deklaruar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së krimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mikonos#TopChannel
Ещё видео!