Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi për të disatën herë ndryshimin e masës se sigurisë ndaj Fredi Belerit, duke e lënë në burg.
Në sallën e gjyqit ishin sot ambasadorja Greke, Kostantina Kamitsi, kreu i PBDNJ, Vagjel Dule, por edhe vëzhgues nga Këshilli i Europës. Pas daljes së vendimit, diplomatja greke u përball edhe me thirrje të qytetarëve që ndodheshin para gjykatës.
Disa orë pasi Apeli rrëzoi kërkesën e Belerit, Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Henry dolën në një konferëncë për shtyp duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Sipas përfaqësuesve grekë janë shkelur 3 nenë të konventës europiane dhe parimi i proporcionalitetit. Neni 3 - thanë avokatët - që i jep të drejtën e ushtrimit të mandatit një të zgjedhuri është shkelur përmes paraburgimit shtrëngues. Ata po ashtu pretendojnë se është shkelur edhe neni 10 i konventës europiane për të drejtat e njeriut, pasi vullenti i zgjedhësve është tjetërsuar.
Njëzëri ata i bënë apel kryeministrit Edi Rama të lejojë betimin e Fredi Belerit.
DHIMITROS VERVESOS
KRYETAR I DHOMAVE TE AVOKATISE NE GREQI
Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin.
Po aq në shkeleje të të drejtave të njeriut për Dhomën Greke të Avokatisë janë edhe qëndrimet publike te kryeministrit.
DHIMITROS VERVESOS
KRYETARI I ASAMBLESË SË DHOMAVE TË AVOKATISË SË GREQISË
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama shkuan përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë me një kundërshtar politik. Të krijohet përshtypja se kryeministri është shprehur i kënaqur me arrestimin dhe ndalimin e vazhdueshëm të Belerit.
Edhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Henry argumentoi pse Beleri sot duhet të jetë jashtë qelisë.
PATRICK HENRY
PRESIDENT I AVOKATËVE PA KUFIJ
Vura re 4 elementë. I pari është se nuk ekziston rreziku që ai të arratiset, por edhe nëse ky rrezik do të ekzistonte përsëri ka mundësi për ta parandaluar atë, siç mund të jetë garancia pasurore. Së dyti nuk ka rrezik për falsifikim provash përderisa hetimi ka përfunduar dhe ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se ai është një agjent provokues, ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të tij.
Të pyetur se përse ata kishin ardhur në Tiranë, si asnjëherë më parë, në mbrojtje të një personi të vetëm, avokatët thanë se vendosën të vinin pasi kishin konstatuar shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Ещё видео!