Policia e Shkodrës njoftoi procedimin penal për 13 shtetase të huaja, që akuzohen se kanë ushtruar prostitucion në 8 banesa të marra me qira në qytet. Shtetaset e huaja, të moshës 22 deri në 42 vjeç janë 4 nga Azerbajxhani, 2 nga Brazili, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Peruja dhe 2 nga Kina. Penalisht u proceduan edhe dy shtetas shqiptarë, një 28 vjeç dhe një tjetër 17 vjeç, të cilët u kapën në dy nga tetë qendrat ku ushtronin prostitucion 13 shtetaset e huaja.
Policia thotë se gjatë këtij operacioni ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 28 telefona, një tablet, një telekamer dhe shuma të konsiderueshme monetare në lekë, euro dhe dollarë, të dyshuara si produkt i veprës penale të prostitucionit.
Javët e fundit, disa operacione të policisë kanë zbuluar një zgjerim të gjeografisë së shtetaseve të huaja që vijnë në Shqipëri si turiste, por ushtrojnë prostitucion. Në Elbasan policia prangosi një 23 vjeçare peruane në kuadër të operacionit ‘Fee’. Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim nën dyshimet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë me origjinë nga Amerika Latine ushtronin dhe shfrytëzonin për prostitucion një grup vajzash të huaja në ambiente të marra me qira në Elbasan.
Në Tiranë, një 35-vjeçare nga Azerbajxhani është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Escort nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të vajzave të huaja që rekrutonte online, ndërsa në Vlorë u proceduan katër shtetase nga Kolumia, Kazakistani, Venezuela dhe Moldavia, me akuzën se në bashkëpunim me njëra-tjetrin ushtronin prostitucion në qytetin bregdetar.
Ajo që vihet re është është skema e njëjtë. Vajzat marrin ambiente me qira dhe përdorin platformat online dhe rrjetet sociale për të gjetur klientët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shkodër#Prostitucion
Ещё видео!